Valls propozon konferëncë për ‘riformimin’ e Evropës

16:10 | 4 Janar 2017
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri francez, Manuel Valls, ka bërë thirrje për një konferencë në të cilën do të adresohet ‘riformimi’ i Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar se nëse zgjidhet predient i Francës, do të dëshirojë të mbajë një ‘konferencë për një konsensus thelbësor për mbijetesën e projketit të BE-së’, transmeton arbresh.info.

Sipas tij riformimi do të përfshijë modelin social, duke rritur kontrollet kufitare dhe duke aplikuar taksa për produktet që hyjnë në tregun e përbashkët.

Ai gjithashtu ka propozuar një pauzë në zgjerimin e BE-së dhe dhënien fund të Turqisë për t’u bashkuar me bllokun.

Manuel Valls është kandiduar për president nga Partia Socialiste. Zgjedhjet presidenciale në Francë priten të mbahen në prill dhe maj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale