Temperaturat në Lituani arritën nivele që nuk janë regjistruar më parë në muajin qershor, bëjnë të ditur meteorologët, ndërsa vala e të nxehtit detyroi institucionet arsimore të mbyllin dyert për nxënësit dhe po rrezikon kulturat bujqësore në këtë shtet balltik.
Qyteti i Kaisiadorys (qendër) u regjistrua një ditë më parë si zona më e nxehtë e vendit me 35,7 gradë Celsius, temperatura më e lartë e shënuar më parë për muajin qershor në Lituani.
Sipas shkencëtarëve, kushtet ekstreme të motit janë pjesërisht si rezultat i ndryshimeve klimatike, përcjell Atsh.
Lituania ka përjetuar edhe më parë valë të nxehti, por tani rastet janë më të shpeshta dhe më ekstreme për shkak të ndryshimit klimatik, deklaroi për median, Donatas Valiukas, studiues i klimës në Universitetin e Vilniusit.
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së
Begaj në 75-vjetorin e Aviacionit Ushtarak: Nga transformimi...
Thellohen përplasjet mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë