Autoritetet e Meksikës janë duke zbatuar vaksinim masiv kundër koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa deri tani dozën e parë e kanë marrë 329.983, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës ministri i Shëndetësisë së Meksikës, Hugo Lopez-Gatell, deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend janë vaksinuar më shumë se 95.000 persona, ndërsa pritet dërgesa të reja të mëdha të vaksinës anti-COVID që në mënyrë shtesë të përshpejtohet imunizimi i popullatës.
Ai gjithashtu tha se jo më shumë se 360 njerëz kanë vuajtur efekte anësore nga vaksina. Shumica e të prekurve shfaqën simptoma të lehta si të përziera, dhimbje koke ose lodhje.
Gjatë konferencës, presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, vlerësoi fushatën e vaksinimit, e cila përfshin 1000 brigada të punonjësve mjekësorë dhe ushtarëve të logjistikës të dedikuar për zbatimin e vaksinës.
Ai tha se Meksika është vendosur të caktojë deri në 10 mijë brigada vaksinimi për të vazhduar me përpjekjet masive të vaksinimit.
“Ne jemi numri një në Amerikën Latine lidhur me numrin e vaksinave të aplikuara”, shtoi presidenti meksikan.
Sipas Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë të Meksikës, ka 1,7 milion raste dhe 156.698 vdekje nga koronavirusi në vend.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...