Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit. Ata mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e tyre të familjes dhe ata që janë të shtruar në spital do ta bëjnë vaksinën në spital ose gjatë periudhës së rehabilitimit.
Për të tjerët, Italia po përpiqet të lehtësojë rezervimin me ndihmën e Postës Italiane.
Këshilltari rajonal për shëndetin Alessio D’Amato, në Spallanzani lidhur me fillimin e vaksinës anti-Covid, tha: “40 stacione do të vendosen në qytetin e Romës, të cilat und të kryejnë deri në 500 vaksinime në ditë secila, për një total prej 20,000 në ditë”.
Ndërkohë, mbërrijnë këshilla të rëndësishme nga drejtori shëndetësor i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive Italiane, Lazzaro Spallanzani, Francesco Vaia:
“Ata që vaksinohen nuk mund të vaksinohen pa maskë”.
“Është një veprim paraprak sepse nuk e dimë kur efektiviteti do të jetë 95 për qind i sigurt. Problemi është se edhe ngarkesa virale nuk e dimë se sa kohë zgjat. Derisa të kemi një numër të njerëzve të vaksinuar që mund të mos kenë probleme, është më mirë që secili prej nesh të vazhdojë të mbajë maskat. Masa të tjera duhen të kihen parasysh gjithmonë: higjiena personale dhe më pak kontakte”, tha drejtori shëndetësor i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive Italiane.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit