Australia ka thënë se do të sigurojë gati 85 milionë doza të vaksinës së koronavirusit nëse dy testimet premtuese tregohen të suksesshme.
Kryeministri Scott Morrison tha që vendi kishte bërë dy marrëveshje që do të lejonin qarkullimin e dozave të lira në vitin 2021 nëse aprovohen për përdorim.
Morrison vlerësoi se kostoja e tyre do të ishte rreth 1 miliard euro (1,7 miliardë dollarë australiane).
“25 milionë banorët e Australisë mund të nisin t’i marrin dozat nga muaji janar”, por nuk kishte ende “garanci”, tha kryeministri, raporton BBC.
“Sidoqoftë, marrëveshja e vë Australinë në majë të garës për vaksinë, nëse ekspertët tanë mjekësorë japin dritën e gjelbër për vaksinën,” shtoi më tej ai.
Një vaksinë është nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca, ndërsa tjetra është lokale nga Universiteti i Queenslandit dhe CSL-ja.
Australia ka regjistruar më shumë se 26 mijë raste me koronavirus dhe ka 769 vdekje.
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...
Kreshma e Madhe e Pashkës nis më 23 shkurt, mesazhi i Kryepi...
Kosova dhe Iowa drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucion...
Katër banorët e Big Brother VIP Albania 5 që po agjërojnë kë...