Rregullatori Evropian i Barnave nuk e rekomandon AstraZenecan kundër COVID-19 për njerëzit që vuajnë nga ngjarje të rralla të gjakderdhjes dhe se po heton gjithashtu raste të inflamacionit të muskujve të zemrës pas vaksinimit me të gjitha vaksinat e coronavirusit.
Komiteti për Sigurinë e Produkteve Medicinale të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) konsideron se sindroma e gjakderdhjes kapilare duhet të citohet si një efekt anësor i vaksinës së AstraZenecas.
Është një gjendje në të cilën ndodh gjakderdhja nga venat më të vogla në muskujt dhe zgavrat e trupit, e karakterizuar nga ënjtje dhe rënie e presionit të gjakut, raporton reuters.
EMA po zgjeron gjithashtu hetimin e saj në rastet e miokarditit dhe perikarditit pasi ka marrë vaksinat AstraZeneca, Pfizer, Moderna dhe Johnson&Johnson.
Të dhënat nga SHBA-ja dhe Izraeli kanë sugjeruar që mund të jetë e mundur të vendoset një lidhje midis miokarditit dhe perikarditit dhe vaksinës mARN, pasi një problem mjekësor më i lartë se sa pritej të ketë dalë tek burrat më të rinj.
Shkatërrohet një laborator droge në Prizren, dy të dyshuar n...
Seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt, mungon kryebashkiaku: Do...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Bordi i ZRRE-së n...
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim të fëmijëve
Tri raste të kalimit ilegal të kufirit vetëm gjatë një dite ...
Raporti 24-orësh i Policisë: 1,942 tiketa dhe 18 aksidente m...