Uzbekistani thotë se kishte paralajmëruar Perëndimin që personi i akuzuar për kryerjen e sulmit me kamion në Stokholm ishte rekrutuar nga i ashtuquajturi Shteti Islamik pasi u largua nga Uzbekistani më 2014.
Ministri i Jashtëm uzbek, Abdulaziz Kamilov ka që informacioni për Rakhmat Akilov kishte “kaluar tek një nga partnerët perëndimor, në mënyrë që pala suedeze të informohej”, transmeton portali arbresh.info.
Është një gjë e rrallë që autoritetet uzbeke të japin informacione të tilla të inteligjencës.
Akilov ka pranuar se është autori i krimit.
Ndërsa shërbimi suedez i sigurisë thotë se nuk mund të konfirmojë apo mohojë pranimin e këtij informacioni nga Uzbekistani.
Akilov, 39, u largua nga Uzbekistan për në Suedi në vitin 2014. Ai kërkoi qëndrim atje, por në dhjetor të vitit 2016 atij u tha se ai kishte katër javë të largohet nga vendi./Arbresh.info
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...