Sulmet ajrore turke dhe bombardimet kanë vrarë 15 civilë, përfshirë fëmijë dhe gra.
Avionët luftarakë turq nisën disa sulm ajrore në qytetin e Jandaris, në jug të Afrinit, duke vrarë 13 persona, përfshirë tre fëmijë dhe plagosur 22 të tjerë, raporton Kurdistan 24, transmeton portali arbresh.info.
Përveç kësaj, dy civilë humbën jetën dhe tetë u plagosën në një tjetër sulm ajror turk në fshatin Fareriya të Jandaris, tha në një deklaratë në internet Afrin Media Center (AMC).
“Një fëmijë 3-muajsh, Diana Saleh dhe Mahmoud Alo, 20 vjeç, humbën jetën në sulmet ajrore turke në fshatin Fareriya,” tha AMC.
AMC është një zyrë e informacionit me bazë në Siri në qytetin Afrin që ka dokumentuar sulmin turk në rajon që nga janari.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut (SOHR), një monitor i bazuar në Britani, raportoi një shifër tjetër për viktimat.
Ai tha se sulmet ajrore të rënda turke kishin vrarë 17 vetë dhe plagosën 92 të tjerë.
Shumë prej tyre ishin ende nën rrënoja, të cilat mund të rrisin numrin e viktimave, shtoi monitoruesi./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...