Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu, njoftoi se për pajisjen e ushtrisë ruse këtë vit do të shpenzojnë 1 trilion e 440 mijë ruble (rreth 21 miliardë e 500 milionë dollarë), raporton Anadolu Agency (AA).
Shoygu dha deklarata në lidhje me harxhimet e ushtrisë në vitin 2019 gjatë një mbledhjeje në ministri.
“Parashikohet një buxhet prej mbi 1 trilion e 440 miliardë ruble në vitin 2019 për pajisjen e Forcave të Armatosura të Rusisë”, tha Shoygu.
Ai theksoi se 71 për qind të kësaj shume me të cilën pritet që përqindja e armëve moderne në ushtri deri në fund të vitit të arrijë në 67 për qind, është ndarë për blerjen e armëve të reja.
Ministri rus shtoi se në vitin 2020 përqindja e armëve dhe pajisjeve ushtarake moderne në ushtrinë ruse duhet të rritet deri në 70 për qind.
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...