Një objekt i paidentifikuar ajror ka hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë – shtet anëtar i NATO-s – nga drejtimi i kufirit me Ukrainën.
Komanda Operacionale e Ushtrisë polake tha se objekti hyri në territorin e Polonisë mëngjesin e 29 dhjetorit.
“Mëngjesin e sotëm, një objekt i paidentifikuar ajror hyri në hapësirën ajrore të Republikës së Polonisë nga kufiri me Ukrainën. Nga momenti që kaloi kufirin deri kur sinjali i tij u zhduk, objekti u vëzhgua nga radarët e sistemit mbrojtës ajror të shtetit”, tha ushtria polake.
Polonia tha se ka mobilizuar forcat ajrore dhe burimet e tjera, në përputhje me situatën.
Media private polake, TV Republika, raportoi se kërkimet për objektin po zhvillohen afër qytetit Hrubieszov, në jug të Polonisë.
Lajmi për këtë objekt ajror vjen pasi Ukraina u sulmua me 158 dronë dhe raketa ruse gjatë natës. Ky ishte sulmi më i madh ajror i kryer nga Rusia, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./REL
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...