Forcat Mbrojtëse të Izraelit shkatërruan dhjetëra mijëra artikuj me ndihmë humanitare, duke përfshirë sasi të mëdha ushqimesh të destinuara për banorët e Gazës, të cilat u prishën dhe skaduan pasi u lanë në pritje për shumë javë në anën palestineze të pikës kufitare Kerem Shalom.
Kjo është bërë e ditur nga transmetuesi izraelit Kan, i cili citon burime ushtarake.
Sipas burimeve, sasia e furnizimeve të shkatërruara vlerësohet në mbi një mijë kamionë.
“Ne groposëm gjithçka dhe madje dogjëm disa. Edhe sot, ka mijëra pako që presin në diell, dhe nëse ato nuk transferohen në Gaza, ne do të detyrohemi t’i shkatërrojmë”, tha një burim.
Lajmi për shkatërrimin e ndihmave vjen ndërsa kriza humanitare në Gaza, për shkak të mungesës së ushqimit dhe nevojave themelore, përkeqësohet çdo ditë. Burimi i cituar nga Kan ia atribuoi shkatërrimin një problemi në mekanizmin e shpërndarjes.
“Mekanizmi thjesht nuk funksionon”, tha ai, duke argumentuar se ende nuk është rregulluar plotësisht. “Kamionët po ngecin” dhe “as koordinimi nuk po funksionon”.
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...