Ushtria irakiane përparon në Mosul nga veriperëndimi

08:52 | 4 Maj 2017

Ushtria irakiane ka hapur front të ri kundër Shtetit Islamik në Mosul, duke përparuar ndaj enklavës së militantëve nga veriperëndimi, raporton Reuters.

Divizioni i 9-të i ushtrisë dhe njësitet e Përgjigjes së Shpejtë nga Ministria e Brendshme janë nisur drejt qytetit, transmeton portali arbresh.info.

Sulmi mund të ndihmojë Shërbimin Kundër-Terrorizmit (CTS) dhe trupat e Policisë Federale të cilët janë duke avancuar nga jugu.

Një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po siguron mbështetje ajrore dhe tokësore për ofensivën në Mosul, kryeqytetin de facto të Shtetit Islamik në Irak, i cili filloi në tetor.

Militantët tani janë të rrethuar në cepin veriperëndimor të Mosulit ku përfshihet qendra historike e qytetit të vjetër dhe Xhamia e Madhe al-Nuri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara