Pakënaqësitë në personelin dhe pajisjet e ushtrisë gjermane janë “në mënyrë dramatike” duke e penguar gatishmërinë e saj për luftime, sipas një raporti të ri.
Asnjë nëndetëse apo aeroplan i madh transporti nuk ishin në gjendje të dilnin në terren në fund të vitit të shkuar, thuhet më tej në këtë raport.
Vihet theks edhe tek dështimet në planifikim dhe udhëheqje që kanë përkeqësuar problemet ekzistuese në ushtri, transmeton portali arbresh.info
Raporti është publikuar nga komisioneri parlamentar i forcave të armatosura, Hans-Peter Bartels.

“Gatishmëria e ushtrisë për t’u pozicionuar nuk është përmirësuar viteve të fundit, por në vend të kësaj është përkeqësuar”, i ka thënë Bartels gazetarëve në Berlin.
Bartels tha se të gjitha automjetet po riparoheshin në kohën e raportit.
Gjendja e flotës ushtarake të avionëve luftarakë, tankeve, helikopterëve dhe anijeve përshkruhet si “dramatikisht e keqe”. Raporti gjithashtu thotë se mungesa e pjesëve rezervë dhe pajisjet e vjetëruara kanë lënë “boshllëqe të mëdha” në forcat e armatosura./Arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...