Një zëdhënës i ushtrisë së Mozambikut tha se qyteti verior, i cili u sulmua nga kryengritësit e lidhur me Shtetin Islamik në fund të marsit, tani është i sigurtë, pasi ushtria vrau një “numër të konsiderueshëm” të militantëve dhe morri qytetin nën kontroll.
“Ne kemi marrë në kontroll qytetin. Ishte e vetmja zonë e ndjeshme dhe tani është plotësisht e sigurtë”, tha zëdhënësi Chong Vigidal për mediat shtetërore, transmeton portali arbresh.info
Më 24 Mars, Islamistët sulmuan qytetin bregdetar të Palmës pranë një fushe me gaz natyror prej 60 miliardë dollarësh që pritet të transformojë ekonominë e Mozambikut.
Linjat e komunikimit ishin ndërprerë që pas fillimit të sulmit.
Kryengritësit e lidhur me Shtetin Islamik kanë qenë gjithnjë e më aktivë në provincën e Cabo Delgado që nga viti 2017, megjithëse është e paqartë nëse ata kanë një qëllim të vetëm për të luftuar.
Grupet humanitare besojnë se dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur nga sulmi i fundit. Shumica kanë ikur në zonat e afërta pyjore./arbresh.info/
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...