Pasi Presidenti i përkohshëm i shtetit dhe Kryeministri bashkë me disa anëtarë të kabinetit u morën peng nga forcat e Gardës së Presidencës në Burkina Faso, u njoftua se qeveria është shpërbërë dhe se ushtria ka marrë në dorë drejtimin e vendit, raporton Anadolu agency (AA).
Ditën e djeshme në orët e drekës forcat e Gardës së Presidencës në Burkina Faso bastisën ambientin e takimit të kabinetit të mbajtur në kryeqytetin Ouagadougou ku dhe ndaluan daljen nga rezidenca presidenciale të Presidentit të përkohshëm të shtetit, Michel Kafando, Kryeministrit, Yakub Ishak Zida bashkë me disa ministra të kabinetit.
Organizatorët e puçit ushtarak duke iu drejtuar popullit nga televizioni shtetëror RTB njoftuan se Presidenti i përkohshëm Kafando dhe Kryeministrit Zida kanë paraqitur dorëheqjen dhe për këtë arsye edhe qeveria e përkohshme ka rënë.
Gjithashtu ushtarakët njoftuan se vendi deri në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen muajin e ardhshëm do të drejtohet nga “Këshilli Demokracia Kombëtare” (CND) dhe se në krye të Këshillit është vendosur Aziz Korogho. Ata kanë theksuar se dëshirojnë që të realziohen zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe të paanshme duke përfshirë të gjithë.
Organizatorët e puçit ushtarak pas deklaratave për marrjen e pushtetit shpallën ndalimin e daljes në rrugë si dhe mbyllën hyrjet dhe daljet në vend.
Arrestohet një person për shpërlarje parash dhe mashtrim me ...
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...