Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rrëzuar një tjetër objekt fluturues të paidentifikuar (UFO), këtë herë mbi liqenin Huron pranë kufirit me Kanadanë.
Ky është objekti i katërt i paidentifikuar i rrëzuar këtë muaj.
Përfaqësuesja e Miçiganit në Kongresin amerikan, Elissa Slotkin, tha se objekti ishte rrëzuar nga një avion i Forcës Ajrore dhe Gardës Kombëtare.
“Punë e paqme nga të gjithë ata që kryen këtë mision”, tha ajo.
Uashingtoni ka qenë në nivel të lartë alerti që prej shkatërrimit të një balone spiune kineze që fluturonte mbi qiellin amerikan më 4 shkurt.
Incidenti i të dielës është i treti në tri ditë rresht ku avionët amerikanë rrëzojnë objekte të paidentifikuara.
Të shtunën edhe Kanadaja njoftoi se kishte rrëzuar një tjetër mjet fluturues të paidentifikuar në hapësirën e saj ajrore.
Të dy palët, ajo amerikane dhe ajo kanadeze, po punojnë për tërheqjen e këtyre objekteve të rrëzuara, por në Alaskë, ku u rrëzua njëri prej tyre, operacioni është ndërprerë për shkak të kushteve arktike./A2
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...