Ushtari i Koresë Veriore që u qëllua gjatë arratisjes do të “marrë çokollata gjatë gjithë jetës”

21:36 | 21 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Ushtari i Koresë Veriore i cili u qëllua përderisa po arratisej nga vendi, ka marrë dhuratat që kërkoi.

Oh Chong Song, 24 vjeç,  u qëllua në gju, krah, shpinë, gjoks dhe përmes shpatullës, ndërsa kirurgët thanë se trupi i tij ishte mbushur me parazit dhe ishte infektuar me Hepatit B, shkruajnë mediat koreano jugore, transmeton portali arbresh.info

Por përkundër plagosjes së rëndë, kur u zgjua nga koma ai kërkoi një Choco Pie.

Choco Pies janë biskotë e mbushur me çokollatë dje kanë popullaritet të madh në të anët e kufirit.

Kur krijuesi i Choco-Pie, firma Orion në jug të Koresë së Jugut, dëgjoi për dëshirën e tij, vendosi që t’i dërgonte atij 100 kuti për të mirëpritur atë në Korenë Jugore.

Ushtari do të furnizohet më këtë lloj ëmbëlsire deri në fund të jetës së tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale