Një zyrtar në Indi është pezullur nga detyra e tij pasi urdhëroi që të thahet një rezervuar në mënyrë që të merrte telefonin e tij.
U deshën 3 ditë për të pompuar miliona litra ujë që Rajesh Vishëas të merrte aparatin celular që i ra nga dora, ndërsa po bënte një foto selfie.
Në kohën kur u gjet, telefoni nuk punonte më pasi kishte qëndruar shumë gjatë në ujë. Vishëas deklaroi se pajisja kushtonte 1200 dollarë dhe duhej ta merrte pasi kishte të dhëna shumë delikate që lidheshin me punët e qeverisë.
Aktualisht zyrtari po përballet me akuzat për shpërdorim detyre./euronews
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...