Operacionet policore që kanë shënjestruar përcjellësit e Fetullah Gulenit janë kryer rregullisht prej tentimeve të dështuara për puç.
Autoritetet në Stamboll dhe Adana kanë urdhëruar arrestimin e më shumë se 100 të dyshuarve ushtarakë javën e kaluar.
Zyra e Kryeprokurorit të Ankarasë ka thënë se ka urdhëruar arrestimin e 50 të zyrtarëve të dyshuar ushtarakë, ndërsa 55 persona janë akuzuar se kanë përdorur aplikacionin për komunikime ByLock, ka raportuar gazeta.
Turqia ka ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni pas tentimeve të dështuara për puç, duke thënë se përcjellësit e Gulenit kanë përdorur atë për të komunikuar në natën e 15 korrikut të vitit 2016, kur një grup ushtarësh kanë tentuar të përmbysin qeverinë.
Si pasojë e këtij organizimi janë vrarë 250 persona. Gulen, ish-aleat i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që ka jetuar në ekzil në Shtetet e Bashkuara nga viti 1999, ka mohuar akuzat dhe ka dënuar puçin e dështuar.
Më shumë se 77,000 persona janë burgosur dhe janë në pritje të proceseve gjyqësore, derisa 150,000 shërbyes civilë, pjesëtarë të ushtrisë dhe persona tjerë janë përjashtuar apo puna e tyre është pezulluar si masë ndëshkimore.
Grupet për të drejtat e njeriut dhe aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shprehur shqetësimet e tyre për këto masa, duke thënë se presidenti turk është duke tentuar të shuajë zërat e kundërshtarëve.
Qeveria në anën tjetër ka thënë se masat e sigurisë janë të nevojshme për shkak të kërcënimeve me të cilat përballet Turqia./ 21Media
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A