Uragani Ian shkaktoi shkatërrim nëpër të gjithë shtetin e Floridës duke bllokuar një numër të madh njerëzizh brenda shtëpive të përmbytura, si dhe duke lënë pa energji elektrike 2.5 milionë banorë.
Ky konsiderohet të jetë një nga uraganet më të fortë që ka goditur Shtetet e Bashkuara, e që rrezikon përmbytje katastrofike në të gjithë shtetin.
Autoritetet konfirmuan të paktën një të vdekur në Florida, një 72-vjeçar nga Deltona.
Por autoritetet e kontesë Lee thanë se besojnë se numri i të vdekurve do të jetë me qindra.
Rrugët dhe urat në këtë konte mbetën të pakalueshme, duke bllokuar me mijëra njerëz.
Kryetari i bashkisë së kontesë Fort Myers, Kevin Anderson tha se megjithëse deri tani nuk kishte informacion për viktima të mundshëm nga uragani, Ian ishte stuhia më e rëndë që ai kishte parë që nga vitet 1970./voa/
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...