Është rritur në 10 numri i viktimave si pasojë e uraganit Batsirai, i cili ishte efektiv në shtetin ishullor të Madagaskarit në Oqeanin Indian, transmeton Anadolu Agency.
Në një deklaratë me shkrim nga qeveria, thuhet se uragani, i cili arriti në qytetin Mananjary, 530 kilometra në juglindje të Antananarivo-s në fundjavë, ka vazhduar ndikimin e saj.
Në deklaratë bëhet e ditur se 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga uragani.
Numri i të vdekurve nga uragani gjatë fundjavës u regjistrua si 6. Për shkak të uraganit, shpejtësia e të cilit u rrit në 230 kilometra në orë në disa vende, 48 mijë persona u detyruan të zhvendosen.
Uragani kishte arritur në ishullin fqinj Reunion përpara Madagaskarit, duke plagosur 12 persona atje.
Zyra e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Koordinimin e Çështjeve Humanitare njoftoi se rreth 600 mijë njerëz pritet të preken drejtpërdrejt nga uragani.
Në Madagaskar më 27 janar u shpall gjendje e jashtëzakonshme për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve. Më shumë se 132 mijë njerëz në 12 rajone të vendit u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të kushteve të motit.
Thuhet se 150 mijë persona të tjerë do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të uraganit Batsirai.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...