Universiteti “Umm al-Kura” në Arabinë Saudite ka përjashtuar së fundmi 27 studente femra për shkak se dukeshin si burra, tha grupi i vajzave ato për gazetën lokale ” Mecca”.
“Studentet me sa duket u përjashtuan për shkak se ato kishin “prerje të flokëve si burra, nuk përdornin make-up, bizhuteri ose aksesore, mbathnin veshje të markave që përdorin burrat, kishin ecje mashkullore, tipare të mprehta të fytyrës, shpatulla të gjera dhe një nishan në fytyrë”, raportoi gazeta.
Studentet kundërshtuan vendimin. Ato thanë se, nishanet, karakteristikat e mprehta të fytyrës dhe shpatullat e gjera, janë gjëra për të cilat nuk mund të bëjnë asgjë. Ato thanë se nuk përdorin make-up për shkak të fytyrës së ndjeshme, se kanë ecje normale dhe kanë veshur rroba sportive uniseks.
Ekspertët thanë për gazetën se, studentet mund të apelojnë vendimin, dhe të marrin një dënim më të butë, duke i dërguar një kërkesë me shkrim autoriteteve përkatëse.
Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri në Prishtinë
A mundet Trumpi t’i nxjerrë vërtet SHBA-të nga NATO? Çfarë d...
Rritja e çmimit të naftës, qytetarët kufizojnë përdorimin e ...
ShBA paralajmëron: Objektiva në Shqipëri mund të bëhen cak i...
KS i OKB diskuton për Kosovën këtë muaj, nuk sheh progres në...
Hajdari: Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend