Rreth 380.000 fëmijë sirianë e kanë humbur shkollimin në Turqi, duke rritur kështu rrezikun e një ‘brezi të humbur’, në përputhje me fondin e fëmijëve të OKB-së (UNICEF).
Sipas deklaratës së UNICEF-it, më shumë se 40% e fëmijëve sirianë që gjendet në Turqi nuk janë duke e vijuar shkollën, transmeton arbresh.info.
Justin Forsyth, zëvendës drejtor ekzekutiv i UNICEF-it, ka vlerësuar Ankaranë për regjistrimin e 50% të fëmijëve refugjatë nga Siria, por ka theksuar se duhet bërë më shumë.
“Nëse fëmijët nuk vazhdojnë shkollimin, rrezikojmë të krijojmë një ‘brez të humbur’ dhe të privuar nga aftësia për të rindërtuar vendin e tyre”, tha ai.
Ai këto komente i ka bërë gjatë një vizite në Turqinë jugore, ku janë strehuar mijëra sirianë.
Megjithatë, autoritetet në Turqi kanë theksuar se deri në gjysmë milioni i fëmijëve sirianë janë regjistruar nëpër shkolla. Turqia vazhdon të mbajë në vend rreth 2.7 milionë refugjatë të larguar nga Siria./Arbresh.info
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë