Ukraina po përgatitet për një operacion të madh rus në lindje të shtetit, tani që trupat ruse janë tërhequr nga zonat rreth kryeqytetit, Kievit.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se beteja për rajonin e Donbasit do t’i ngjajë Luftës së Dytë Botërore.
Kuleba u ka kërkuar vendeve të NATO-s të ofrojnë më shumë armë për të luftuar rusët.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca është e gatshme të rrisë mbështetjen, ndonëse nuk ka ofruar hollësi se për çfarë armë bëhet fjalë.
Teksa janë bërë publike më shumë mizori të kryera në zonat e kontrolluara ditë më parë nga rusët, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Moskën nga Këshilli për të Drejta të Njeriut./REL
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit