Forcat e Armatosura të Ukrainës po tërheqin 40 ushtarë që janë pjesë e KFOR-it në Kosovë.
“Deri më sot, kontingjenti kombëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, i përbërë nga 40 ushtarë, ndodhej në Kosovë”, njoftoi ushtria ukrainase në Twitter.
Tërheqja e ushtarëve ukrainas nga Kosova, siç thuhet, bëhet në përputhje me Dekretin e Presidentit të Ukrainës të datës 7 mars.
“Kthimi i kontigjentit kombëtar të Ukrainës do të nënkuptojë një ndërprerje të përkohshme të pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”, njoftoi Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s.
Menjëherë pas hyrjes së KFOR-it në Kosovë, ushtarët ukrainas janë dislokuar në zonën e komunës së Shtërpcës.
Kujtojmë se Ukraina që prej 24 shkurtit po përballet me bombardimet e vazhdueshme të agresorit rus./arbresh.info/
⚡️ Ukraine to withdraw peacekeepers from Kosovo.
The Joint Forces Command of the Armed Forces told the RBC media outlet that 40 Ukrainian military personnel were involved in a NATO-led international peacekeeping force in Kosovo.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) August 3, 2022
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...