Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore në mbarë Rusinë më 1 qershor.
Guvernatorët në disa rajone ruse kanë konfirmuar sulmet me dronë, edhe pse është e paqartë nëse është goditur ndonjë avion.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, agjencia kryesore e inteligjencës, publikoi një video më 1 qershor, që tha se shfaq dronët duke goditur bombarduesit strategjikë rusë në disa baza. Këta bombardues kanë luajtur rol kyç në luftën e Rusisë, duke lëshuar raketa lundruese me rreze të gjatë veprime ndaj caqeve ukrainase.
Një bazë ajrore në Murmansk dhe një në rajonin Riazan, raportohet se janë goditur, por edhe baza ajrore Belaja të Irkutskut, që është mbi 5.200 kilometra në lindje të kufirit ukrainas.
Guvernatori i Irkutskut, Igor Kobzeva tha se kjo është hera e parë që dronët rusë janë vërejtur në këtë rajon.
Në deklaratat për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të paidentifikuar të agjencisë së sigurisë të Ukrainës, që njihet si SBU, pretenduan se deri në 40 bombardues janë goditur. Videoja e SBU-së duket se tregon dronët duke shpërthyer dhe duke goditur bombaruesit Tupolev të stacionuar në pistë, ndërkaq një video tjetër shfaq tym duke dalë nga disa baza.
Pretendimet ukrainase nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur, por disa kanale në Telegram, që janë të lidhura me ushtrinë ruse, kanë raportuar se katër baza ajrore janë goditur.
Sulmi ukrainas vjen në kohën kur palët pritet të zhvillojnë rundin e dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll më 2 qershor, teksa po tentohet që të arrihet një marrëveshje e paqes për luftën që nisi më 2022.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit