Drejtoria Kryesore e Inteligjencës (HUR) e Ukrainës raportoi shkatërrimin e një aeroplani luftarak rus Su-27UB në fushën ajrore të Armavir në rajonin Krasnodar Krai të Rusisë.
Sipas deklaratave të tyre, incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Si provë të pretendimeve të saj, HUR publikoi gjithashtu një video që tregon momentin kur u shkatërrua aeroplani.
Thuhet se i përkiste Forcave Hapësinore Ruse.
Pas shpërthimit, banorët vendas raportuan ndërprerje në lidhjet e komunikimit në vendbanimet e afërta.
“Rezistenca ndaj regjimit të Kremlinit brenda Rusisë po rritet”, tha shërbimi i inteligjencës ukrainase.
Ata shtuan se “çdo krim kundër popullit ukrainas do të ndëshkohet siç duhet”.
Ndryshe, ky sulm vjen pas operacioneve të mëparshme nga shërbimet ukrainase.
Në qershor, u krye një operacion në të cilin u sulmuan të paktën pesë baza ajrore në rajonet ruse të Murmanskut, Irkutskut, Ryazanit dhe Amurit, ku ndodheshin bombardues strategjikë dhe aeroplanë zbulues. /Telegrafi/
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...