Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan 16 dronë ”Shahed” të prodhuar nga Irani gjatë natës së kaluar, njoftoi Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Sulmet vijnë një ditë pasi Rusia nisi një ofensivë të re me raketa kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, raporton cnn.
Dronët “sulmuan Ukrainën nga drejtimet juglindore dhe veriore. Për të kaluar sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, armiku u përpoq të përdorte shtratin e lumit Dnipro”, thuhet në deklaratën e Komandës së Forcave Ajrore.
“Të 16 dronët kamikaze u shkatërruan nga forcat dhe pajisjet e komandave ajrore ‘Skhid’ (Lindje) dhe ‘Qendra’, si dhe njësitë e mbrojtjes ajrore të njësive të tjera të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës”, shkruan ata.
Pesë dronë u rrëzuan mbi kryeqytetin Kiev në orët e para të së premtes, deklaroi administrata ushtarake e qytetit.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko shkroi në rrjetet sociale se dy dronë të tjerë u rrëzuan jashtë qytetit, duke e dërguar në shtatë numrin total në rajonin e Kievit.
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...