Ukraina njofton se ka vrarë tre prej “kasapëve të Buch-ës”, pjesëtarë të forcave ruse të cilët kanë kryer masakër kundër qindra civilëve ukrainas në Bucha. “Të gjithë morën pjesë në krime lufte,” shkruan shërbimi ukrainas i inteligjencës ushtarake.
Forcat ruse vranë qindra civilë ukrainas në Bucha deri në tërheqjen e tyre nga qyteti në prill 2022. Vajza adoleshente dëshmuan se ishin përdhunuar nga ushtarë rusë, të cilët sipas REL-it kishin ngritur një dhomë torture në një ndërtesë të qytetit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyj, i ka quajtur ngjarjet në Bucha akt gjenocidal. Ndërsa autoritetet ruse i kanë mohuar raportimet për atë që ndodhi në Bucha.
Rusët që ishin përfshirë në masakrën u quajtën nga pala ukrainase “kasapët e Buch-ës”. Tani inteligjenca ushtarake ukrainase njofton se ka vrarë tre prej tyre.
Tre nga gjashtë ushtarët rusë që ishin barrikaduar në një ndërtesë u vranë në një sulm ukrainas kundër shtëpisë në rajonin Luhansk në lindje të Ukrainës të premten, sipas inteligjencës ushtarake.
“Një shpërthim ndodhi në oborrin e një prej shtëpive ku ndodheshin gjashtë pushtues rusë me automjetin e tyre ushtarak. Në vitin 2022 të gjithë morën pjesë në kryerjen e krimeve të luftës në qytetin Bucha,” thuhet në deklaratën e shkruar në Facebook.
Dy ushtarë rusë të tjerë u plagosën rëndë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ukrainase, Ukrinform.
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...
Igli Tare vihet pas yllit të Atletico Madridit për ta përfor...
“Kam përfunduar 8 luftëra”, Trump: Po i afrohemi një zgjidhj...