Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës i kanë rrëzuar 10 nga 16 dronët me të cilët Rusia i sulmoi tri rajone të saj, Mikolain, Hersonin dhe Harkivin, mëngjesin e së premtes, thanë zyrtarët ukrainas.
Një person u plagos dhe u dëmtua infrastruktura civile gjatë sulmit në Harkiv, tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov në Telegram.
“Ekipet e shpëtimit e shuan zjarrin në një ndërtesë hoteli. Një roje sigurie civile u plagos, ai mori tretman mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Ai shtoi se ndërtesat e banimit, një kompleks rekreativ trekatësh dhe një restorant u dëmtuan nga sulmi.
Ushtria ruse i sulmon rregullisht rajonet e Ukrainës me lloje të ndryshme armësh, posaçërisht me dronë dhe raketa. Në janar, Rusia intensifikoi sulmet e saj, si rezultat i të cilave dhjetëra njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën./rel
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...