Një grua ruse e vrarë gjatë luftimeve në anën e Ukrainës është nderuar nga ky shtet.
Olga Simonova, 34 vjeç, u kujtua për guximin dhe mirësinë e saj në funeralin e saj në Kiev.
Arkivoli i Simonovas ishte i mbështjellë me flamurin e Ukrainës blu e verdhë, me një luan lodër sipër.
Emri i saj i luftës ishte “Simba”, si personazhi kryesor në filmin vizatimor të Disney-t, mbreti Luan.
E lindur në qytetin rus Chelyabinsk, Simonova kishte filluar të mos ndihej rehat për vendin e saj pasi kishte lexuar për luftën në Çeçeni dhe veprimet e saj në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës dhe Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, shkruan Skynews, transmeton arbresh.info.
Kjo e bëri atë të udhëtonte në Ukrainë dhe t’i bashkohej konfliktit në Donbas në anën ukrainase.
Simonova, e cila u bë shtetase ukrainase në vitin 2017, vdiq më 13 shtator pasi automjeti i saj goditi një minë tokësore./arbresh.info/


Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë