Ukraina do të përdorë asetet e sekuestruara nga dy banka ruse për të rindërtuar vendin, tha kryeministri Denys Shmyhal gjatë një konference më 4 mars. Fondi është shtuar në buxhet pas likuidimeve të bankave më 25 shkurt 2022, një ditë pas pushtimit të plotë të Rusisë, raporton Kyiv Independent.
Në fillim të dhjetorit, Banka Botërore vlerësoi se kostoja e rindërtimit të Ukrainës pas luftës ishte mbi 600 miliardë euro. Pas sulmeve të vazhdueshme të Rusisë ndaj infrastrukturës të vendit që nga fillimi i tetorit, vlerësimi i Bankës Botërore për koston e rimëkëmbjes u rrit me mbi 200 miliardë euro.
Në dhjetor 2022, Senati i SHBA miratoi një amendament që lejon transferimin e aseteve të sekuestruara që i përkasin oligarkëve rusë tek populli i Ukrainës./abcnews.al
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...