Parlamenti i Ukrainës ka miratuar në tërësi një projektligj që ndalon organizatat fetare në Ukrainë që janë të lidhura me Rusinë, të cilat potencialisht mund të gjymtojnë aktivitetet e Kishës Ortodokse Ukrainase.
Këtë lajm e kanë konfirmuar deputetët ukrainas Yaroslav Zhelezniak dhe Roman Lozynskyi, transmeton Telegrafi.
“Parlamenti ka miratuar në tërësi projektligjin e rishikuar nr. 8371 për ndalimin e aktiviteteve të organizatave fetare në Ukrainë, duke përfshirë ato që lidhen me Rusinë. I njohur zakonisht si ligji që ndalon kishën e Moskës”, kanë shkruar deputetët ukrainas në profilet e tyre në Facebook.
Gjatë leximit të dytë pro tij votuan 265 deputetë. E Zhelezniak tha se ligji do të hyjë në fuqi 30 ditë pa publikimit të tij, me përjashtim të një klauzole – sipas së cilës komunitetet e UOC-MP do të kenë 9 muaj kohë për të shkëputur lidhjet e tyre me Kishën Ortodokse Ruse.
Ky veprim është ndërmarrë si preventivë, pasi që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Kisha Ortodokse Ruse ka tentuar të ndërhyjë në çështjet e këtij vendi.
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё