Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer 90 të burgosur lufte, mbrëmjen e së martës, në një nga akordet më të mëdha mes dy palëve në 5 muajt e fundit.
Moska dhe Kievi kanë kryer mbi 50 shkëmbime të të burgosurve që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës mbi dy vjet më parë, ndërkohë që ky i fundit u ndërmjetësua nga Arabia Saudite.
“Sot, 90 qytetarë tjerë tanë janë kthyer në shtëpitë e tyre nga robërimi rus. Ne nuk i harrojmë të gjithë njerëzit tanë. Ne vazhdojmë të punojmë për lirimin e secilit prej tyre”, tha presidenti Zelensky, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në shkëmbimin e fundit, që ndodhi në fund të majit, Moska dhe Kievi liruan 75 të burgosur./abcnews.al
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...