Udhëheqësit në Evropë dhe SHBA kanë mirëpritur gatishmërinë e Papës Leo XIV për të pritur bisedimet Rusi-Ukrainë në Vatikan, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Në një deklaratë, zyra e Melonit tha se puna ishte “në proces” për të filluar menjëherë negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Telegrafi.
“Në këtë drejtim, gatishmëria e Atit të Shenjtë për të pritur bisedimet në Vatikan u konsiderua pozitive. Italia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të lehtësuar kontaktet dhe për të punuar për paqen”, shtoi deklarata.
Më parë, shefja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se u informua mbi telefonatën e presidentit amerikan me Vladimir Putin së bashku me Volodymyr Zelensky, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidentin finlandez Alexander Stubb dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz.
Në anën tjetër gjatë bisedës së Trump me Putin, presidenti amerikan ka bërë thirrje që Rusia dhe Ukraina të ulen menjëherë në tavolinën e bisedimeve. /Telegrafi/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë