Një ish-agjent policie me origjinë shqiptare në Shtetet e Bashkuara ka paditur shtetin amerikan për shkarkim të paligjshëm nga radhët e uniformave blu.
Marjel Kola u shkarkua nga detyra 17 qershorin e kaluar, pasi refuzoi të vaksinohej kundër COVID-19, me pretendimin se nuk ia lejonte besimi fetar.
Më parë, efektivi shqiptar, që punonte pranë Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, kishte refuzuar të punonte edhe ditën mes së premtes dhe së shtunës me të njëjtin argument: fenë.
Kjo kërkesë e tij u mirëkuptua nga eprorët dhe ai u lejua të qëndronte larg patrullimit të rrugëve. Por argumenti me të cilin ai kishte refuzuar vaksinën u konsiderua i papranueshëm.
“Unë besoj tek Zoti. Përse duhet të vendos në trupin tim diçka të cilës nuk i besoj?”, u shpreh Kola për mediat amerikane.
Për këtë arsye, ai menjëherë më pas paditi shtetin amerikan. Ai nuk e di nëse do të fitojë procesin gjyqësor, por besimi i tij tek Zoti është i pamohueshëm.
“Është në dorë të drejtësisë, është në dorën e Zotit!”, tha më tej Kola./dita/
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...