Një muaj më parë, oficerët e policisë britanike kanë qëlluar me një taser (taser-armë me bateri që shkakton paralizë të përkohshme) një 29-vjeçar duke e lënë të vdekur.
Tashmë është bërë identiteti i tij dhe rezulton të jetë Sali Byberi, me kombësi shqiptare.
Sipas mediave britanike, ngjarja ndodhi në Clockhouse Way, Braintree, mëngjesin e 21 nëntorit, ku oficerët mbërritën në vendin ku po ndodhte një sherr.
Vdekja e 29-vjeçarit po hetohet nga Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC).
IOPC thotë se pamjet e kamerave kanë zbuluar sesi ka ndodhur ngjarja.
Oficerët janë futur për të ndaluar sherrin mes dy palëve të përfshira, ndërsa Byberi dyshohet se ka sulmuar njërin prej tyre.
Ata janë përpjekur t’i vinin prangat, por ai ka treguar rezistencë, dhe më pas policët kanë nxjerrë taserin dhe e kanë qëlluar.
Nga taseri, i riu mbeti i paaftë për përkohësisht dhe më vonë ai është ndjerë keq dhe është thirrur një ambulancë.
Oficerët qëndruan me Byberin derisa mjekët mbërritën dhe ofruan ndihmën mjekësore.
Por pak pasi ka mbërritur ndihma mjekësore, i riu ka ndërruar jetë.
Tashmë, taseri i përdorur nga policia po analizohet./abcnews.al
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...