Një grup prej 7 turistësh spanjollë kanë ngelur të bllokuar për disa orë në kanionet e Nivicës në Tepelenë, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë dhe shërbimeve të emergjencës për evakuimin e tyre.
Grupi i turistëve spanjollë ishte duke eksploruar zonën malore të Nivicës ndërsa si shkak i humbjes së orientimit kanë ngelur të bllokuar në zonën e kanioneve. Pas marrjes së njoftimit, policia lokale dhe shërbimet e emergjencës kanë punuar për lokalizimin e tyre ndërsa është identifikuar zona ku kishite humbur grupi i turisteve.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur evakuimin e tyre nga një zonë malore dhe me reliev të thepisur. Policia lokale konfirmon faktin se turistët janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje