Kanadaja po përballet prej disa ditësh me zjarre të fuqishme, të cilat kanë përfshirë tre provinca dhe kanë shkaktuar mbi 212 vatra aktive, gjysma e të cilave janë ende jashtë kontrollit.
Tymi i dendur që vjen nga këto zjarre ka përfshirë rreth një të tretën e territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ndikuar në cilësinë e ajrit, veçanërisht në disa zona të shtetit të Nju Jorkut, Neë England dhe Massachusetts.
Sipas meteorologëve të Qendrës Kombëtare të Shërbimit të Motit në SHBA, në shumicën e rajoneve tymi ndodhet në shtresat e sipërme të atmosferës dhe nuk përbën rrezik të madh për shëndetin. Megjithatë, situata paraqitet më shqetësuese në zona të caktuara.
“Ka probleme në New Yrok dhe Connecticut, ku tymi është më i dendur dhe i përqendruar në atmosferën e poshtme,” deklaroi meteorologu Mark Chenard.
Grupet më të rrezikuara nga ndotja e ajrit janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme të frymëmarrjes, por ekspertët paralajmërojnë se ndikimi do të ndjehet, në një mënyrë apo tjetër, nga të gjithë.
Sipas raportimeve, sot ajri më i ndotur në SHBA është regjistruar në Massachusetts, si pasojë e tymit që vjen nga zjarret në Kanada./abcnews.al
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...