Sekretares amerikane të Shtypit, Kayleigh McEnany iu është bllokuar llogaria e saj në Twitter për shkak të shpërndarjes së artikullit që ishte negativ për Joe Biden, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Kjo pasi që Donald Trump kërcënoi t’i heqë mbrojtjet për platformat teknologjike, pasi Twitter dhe Facebook censuruan artikullin e New York Post që raportonte për emailet e Hunter Biden, ku pretendohet se tregon ai përdori qasjen tek babai i tij në këmbim të pagesave përmes pozicionit të tij në bordin e kompanisë së Ukrainës Burisma, transmeton portali arbresh.info
“Tëitter ka bllokuar llogarinë personale të sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany për ndarjen e lajmeve që Demokratët nuk i pëlqejnë”, tha fushata Trump në një postim.
Llogaria personale e zonjës McEnany po punonte përsëri të mërkurën vonë, me një shënim në kronologjinë e saj se “ky postim nuk është më i disponueshëm”.
Në llogarinë e saj zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, zonja McEnany shkroi në Twitter “censura duhet të dënohet” dhe se “nuk ishte mënyra amerikane”./arbresh.info/
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë