TV rus: Beogradi u paralajmërua, do të jetë me tradhtarët si gjithmonë

21:09 | 27 Korrik 2025
E.G

Beogradi u paralajmërua, do të jetë me tradhtarët si gjithmonë”: Çfarë shkruan për Serbinë televizioni rus Tsargrad, i afërt me Putinin.

Serbia është e gatshme të mbështesë sanksionet kundër Rusisë nëse i “sigurohet” perspektiva e anëtarësimit në BE. Përveç kësaj, predhave të artilerisë të prodhuara në Bosnjë dhe Hercegovinë, të blera nga një kompani çeke që zyrtarisht furnizon me armë ushtrinë ukrainase, u është dhënë leja për të kaluar tranzit nëpër Serbi me miratimin e të gjitha ministrive përkatëse.

Është një thikë pas shpine për Rusinë. “Do të jetë si gjithmonë me tradhtarët”, shkruan televizioni rus Tsargrad, i cili është në pronësi të Konstantin Malofeyev, një njeri i afërt me Vladimir Putinin.

Sipas dokumenteve zyrtare, më 12 qershor, Ministria e Punëve të Brendshme serbe, me pëlqimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, miratoi tranzitin e 960 predhave artilerie 155 mm, modeli HE M107, të prodhuara në Bosnjë, përmes territorit të Serbisë, thuhet në tekst.

Dokumentet e rendisin Ministrinë Çeke të Mbrojtjes si përdoruesin përfundimtar – një vend që është një nga aleatët kryesorë të Ukrainës dhe po udhëheq iniciativën për të furnizuar municione artilerie që nga shkurti i vitit 2024./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme