Turqia është shkëputur plotësisht nga realiteti.
Kështu ka deklaruar presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk referuar këtu deklaratës së presidentit Rexhep Tahip Erdogan dhe zyrtarëve të tjerë të lartë turq që e kanë quajtur Holandën mbetje naziste, fashite dhe raciste.
Deklarata e tij vjen në kohën kur marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Amsterdamit janë të tensionuara në maksimum dhe në kohën kur Holanda sot voton për të zgjedhur qeverinë e re, rezultat i cili pritet të jetë edhe një test i drejtëperdrejtë për Bashkimin Europian. Në fjalën e tij në Parlamentin Europian të mërkurën, Tusk tha se Holanda ishte “një vend i lirisë dhe demokracisë”
“Qyteti i Erasmus, shkatërruar brutalisht nga nazistët, sot ka një kryetar të lindur në Marok. Nëse dikush sheh fashizëm në Roterdam, ata janë të shkëputur plotësisht nga realiteti”, tha Tusk në fjalën e cila mori duartrokitjet e sallës.
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan ashpërsoi retorikën e tij kundër Roterdamit kur akuzoi Holandën si përgjegjëse për masakrën e Srebenicës në Bosnjë në vitin 1995.
Vrasjet e burrave dhe djemve myslimanë u kryen nga forcat serbe të Bosnjës dhe komentet e Erdogan u dënuan nga kryeministri holandez si një “falsifikim i ndyrë” .
Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se ishte i “skandalizuar” nga vërejtjet e Presidentit Erdogan, të cilat tha ai e çojnë Turqinë larg Bashkimit Europian.
Vitin e kaluar, Parlamenti Evropian bëri thirrje për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE, dhe këto thirrje duken se do të rriten edhe me shumë me zhvillimet e fundit.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...