Donald Tusk i bëri thirrjen e fundit Britanisë, të hapë letrat mbi tryezë në mënyrë që marrëveshja për “Brexit” të bëhet në kohën e duhur.
Presidenti i Këshillit Europian tha se çështjet më të vështira janë ende pa u zgjidhur, e se duhet progres i shpejtë që pakti të arrihet deri në tetor.
Aktualisht vazhdojnë bisedimet për kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja, që pritet marsin e ardhshëm, por temat e nxehta janë ende në diskutim, mes tyre ajo që do të ndodhë me kufirin irlandez.
Britania e Madhe thotë se të dyja palët duan që të arrijnë ritëm më të shpejtë në bisedime, por kryeministrja britanike Theresa May nuk solli ndonjë gjë të re në samitin e kësaj jave në Bruksel, i fundit para tetorit.
Madje, May nuk ka bindur ende kabinetin e saj për planin e marrëdhënies së ardhshme me Unionin.
“Brexit” duket si një ekuacion me shumë të panjohura, pak muaj para se të arrihet afati përfundimtar, e duket se kjo shtuy Donald Tuskun t’i bëjë Londrës thirrjen e fundit.
Në mbyllje të Samitit të BE-së për emigracionin, Tusk tha se ka shumë punë për të bërë, duke llogaritur që temat kyçe janë ende pa zgjidhur. Tusk ishte një prej krerëve të BE-së që kërkoi më shumë qartësi nga kryeministrja britanike, e cila u largua nga samiti para se 27 vendet e tjera të BE-së të diskutonin për “Brexit”.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se Londra duhet të bëjë të qartë pozicionin e saj dhe se Brukseli nuk ka pse pranon një qeveri të ndarë. “Të na thonë çfarë duan dhe ne do të përgjigjemi”, deklaroi Juncker./tch/
Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të rë...
A do të ndahet nga Miri?! Ja përgjigjja e bashkëshortes që d...
Osmani: Në Lybeniq u vranë foshnjet në barkun e nënës, të mo...
Dëshmitarja e Lybeniqit ia rrëfen tmerret Kurtit: Serbët kan...
Ademi mesazh shtetit: Stadiumi është urgjencë kombëtare
Trump thotë se SHBA po e shqyrton seriozisht daljen nga NATO...