Turqia dhe Rusia nuk kanë mosmarrëveshje mbi sulmin ajror dhe tokësor të Ankarasë në rajonin Afrin të Sirisë veriore dhe të dy vendet janë në kontakt të ngushtë me operacionin, tha të martën ministri i jashtëm turk.
Turqia para dy javësh filloi operacionin e quajtur “Dega e Ullirit”, duke synuar milicitë kurde në Afrin dhe duke hapur kështu një front të ri në luftën civile shtatëvjeçare të Sirisë, transmeton portali arbresh.info
“Ne nuk kemi ndonjë mosmarrëveshje me Rusinë. Ne vazhdojmë të kemi kontakte”, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu në një intervistë me TGRT Haber.
“Ne duhet të informojmë njëri-tjetrin në kohën e duhur, sidomos lidhur me sulmet ajrore dhe zhvillimet në terren”, shtoi ai.
Ai gjithashtu ka shtuar se forcat turke janë në përfundim të ndërtimit të pikës së gjashtë të vëzhgimit në rajonin Idlib të Sirisë.
Sipas një marrëveshjeje të arritur me Teheranin dhe Moskën në përpjekje për të zvogëluar luftën ndërmjet forcave pro-qeveritare dhe kryengritësve kryesisht islamikë në Sirinë veriperëndimore, Turqia ka rënë dakord të krijojë 12 vende të vëzhgimit në Idlib dhe në provincat fqinje.
Idlib është një nga kështjellat e fundit kryesore të rebelëve anti-Assad të cilët janë dëbuar nga shumica e bastioneve të tyre në Siri qëkur Rusia i doli krah me sulme ajrore qeverisë së Assadit në vitin 2015.
Në anën tjetër, Turqia anëtare e NATO-s, prej kohësh ka qenë aleate kryesore e rebelëve anti-Assad./arbresh.info/
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...