Autoritete gjyqësore të Turqisë kanë njoftuar se më shumë gjyqtarë dhe prokurorë të cilën konsideroheshin si ndjekës të organiztaës së Fetullah Gulen, janë suspenduar nga puna.
Bordi i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve (HSYK) tha se 107 gjyqtarë dhe prokurorë u pushuan nga puna në valën e fundit të pastrimit kundër mbështetësve të pretenduar të predikuesit të Gulen, transmeton portali arbresh.info.
Ata gjithashtu janë një objektiv i një urdhër arresti, por ende nuk dihet nëse është arrestuar dikush.
Turqia akuzon Gulen për organizimin e përpjekjes të grusht shtetit gjatë vitit të kaluar.
Rreth 47,000 njerëz janë arrestuar nën gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur pas grushtit të shtetit, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë kanë humbur vendet e tyre të punës./Arbresh.info
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...
Rrokulliset vetura në Austri që po e drejtonte gruaja nga Ko...
Vuçiq: Jemi një hap më afër zgjidhjes së problemeve me energ...
Policia apelon ngasësit për kujdes: Mjegulla paraqet rrezik