Turqia riatdheson shtatë shtetas që po mbaheshin në Libinë lindore

FILE PHOTO: A pump jack stands idle in Dewitt County, Texas January 13, 2016. REUTERS/Anna Driver

13:00 | 21 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Shtatë shtetas turq që po mbaheshin në Libinë lindore janë kthyer shëndoshë e mirë në Turqi, tha të dielën ministria e jashtme e vendit.

Shtatë personat ishin kryesisht punonjës restorantesh dhe ishin mbajtur në lindje të Libisë për dy vjet, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, tranmseton arbresh.info

Inteligjenca e Katarit bashkëpunoi me Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës të Turqisë (MIT) në përpjekjet e tyre për të siguruar lirimin e sigurt të shtatë turqve.

“Falënderojmë qeveritë e Libisë dhe të Katarit, veçanërisht institucionet e lidhura që kontribuan në procesin e lirimit të qytetarëve tanë”, tha Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë.

Turqia vendosi trupa në Libi sipas një marrëveshjeje të vitit 2019 për bashkëpunimin ushtarak të nënshkruar me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) me bazë në Tripoli, duke e ndihmuar atë të zmbrapsë një sulm nga forcat e gjeneralit Khalifa Haftar me bazë në Libinë lindore./reuters/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale