Turqia regjistroi 29.845 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 6.592 raste simptomatike, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rastet e reja simptomatike e kanë çuar totalin e pacientëve në 481.198.
Gjatë ditës së kaluar 3.845 pacientë të tjerë u shëruan, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 392.616, ndërsa numri i të vdekurve u rrit për 177, duke arritur në 13.191.
Mbi 171 mijë teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 18 milionë.
Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 4.816.
“Nëse ndjekim me përpikëri masat, mund të luftojmë pa kufizime. Përndryshe, kufizimet do të jenë të pashmangshme”, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter, duke bërë thirrje që populli të ndjekë masat kundër COVID-19 dhe të qëndrojë në shtëpi.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...