Turqia sot reagoi ndaj vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, në një vendbanim kolon izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Pas kësaj vizite qëndron qëllimi i legjitimitetit të veprimeve të paligjshme të Izraelit në territoret e okupuara palestineze”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme.
Duke e përshkruar këtë veprim si “një hap jashtëzakonisht të rëndë”, ministria tha se vizita shkel nenet e ligjit ndërkombëtar, përfshirë Rezolutën 2334 të miratuar në vitin 2016 nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ku Uashingtoni është anëtar permanent.
Në reagim thuhet se hapat e tillë të papërgjegjshëm dhe të njëanshëm nuk do të jenë në gjendje të dëmtojnë parametrat e vendosur ndërkombëtarë për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, rezolutat përkatëse të OKB-së ose të drejtat dhe liritë e popullit palestinez.
Veprimet e kalkuluara si këto janë të destinuara të jenë të pafrytshme, tha ministria, duke shtuar: “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat legjitime të vëllezërve dhe motrave tona palestineze që burojnë nga e drejta ndërkombëtare dhe të mbrojmë kauzën e drejtë të Palestinës”.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër