Turqia u zotua se do të vazhdojë “të mbështesë kauzën” e turqve Meskhetian, duke shprehur solidaritet në 74-vjetorin e dëbimit të tyre nga Gjeorgjia në Azinë Qendrore, me urdhër të diktatorit sovjetik, Josef Stalin.
Ministria e Jashtme e Turqisë tha përmes një deklarate se Ankaraja është duke ndjekur nga afër “kushtet dhe procesin e riatdhesimit të tyre”.
Rreth 115,000 turq Meskhetian, të njohur po ashtu si turq Ahiska, janë dëbuar nga Gjeorgjia më 14 nëntor, 1944, nga Qeveria sovjetike, e cila i akuzoi ata për besnikëri ndaj Turqisë.
Rreth 13,000 njerëz, shumica fëmijë dhe pleq, kanë vdekur gjatë udhëtimit me makina kafshësh.
Ndryshe nga shumica e grupeve të tjera etnike të dëbuara nga Kaukazi nën Stalinin, gjatë Luftës së Dytë Botërore, turqit Meskhetian nuk janë rehabilituar zyrtarisht.
Edhe pse Gjeorgjia ka miratuar një ligj për riatdhesimin e tyre në vitin 2007, turqit Meskhetian janë ballafaquar me pengesa të shumta burokratike në marrjen e dokumenteve që do t’iu lejonin atyre të ktheheshin në atdheun historik.
Ka rreth 600,000 turq Meskhetian në botë, shumica e tyre në Azerbajxhan, Kazakistan, Kirgizi, Rusi, Turqi, Ukrainë, Uzbekistan dhe Shtetet e Bashkuara.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...