Turqia tha të enjten se më 1 dhe 2 shtator do të zhvillojë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor.
Njoftimi erdhi disa orë para mbledhjes së parlamentit në Greqi, ku pritet të ratifikohet një marrëveshje me Egjiptin, që përcakton kufijtë detarë midis dy vendeve, një hap për të cilin Turqia ka ngritur shqetësime.
Shtetet anëtare të NATO-s, Greqia dhe Turqia, gjenden në mes të një tensioni që ka të bëjë me mosmarrëveshjet për kontrollin e ujërave mesdhetare lindore.
Tensionet u përshkallëzuan pasi Ankaraja dërgoi një anije për të kërkuar naftë dhe gaz në Detin Mesdhe.
Greqia dhe Qiproja e kanë kundërshtuar veprimin e Turqisë duke kërkuar edhe reagimin e Bashkimit Evropian.
Franca tha të mërkurën se do të bashkohet në stërvitjet ushtarake me Italinë, Greqinë dhe Qipron në Mesdheun lindor.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Turke, Hami Aksoy tha se vendosja e avionëve ushtarakë francezë në Qipro, shkelte traktatet në lidhje me kontrollin dhe administrimin e ishullit, pas pavarësisë nga Britania më 1960.
Aksoy tha se qëndrimi i Francës po inkurajonte Greqinë dhe Qipron të përshkallëzojnë më tej tensionet në rajon./rel
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...
Statovci i reagon Hotit për sulmet ndaj Osmanit: LDK po sulm...
Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në...
Policia sekuestroi 27 patentë shoferë gjatë një jave në rajo...